75 Mall Live Search
13:25 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Cakaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për Luginën: Asgjë s’përfundon këtu

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës ka thënë se kjo është një gjë e mrekullueshme.

Ai tha se asgjë nuk përfundon këtu, duke bërë të ditur se punët do të vazhdojnë, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Kjo është thjesht e mrekullueshme ?:

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës ????!

Të mbahet parasysh: asgjë nuk përfundon këtu. Mbështetja jonë për Luginën e Preshevës dhe ngritja e çështjeve të shqiptarëve atje, do të vazhdojë pakursyer e në çdo rrafsh të mundshëm.

#JemiNjë #BashkëPaKufi