75 Mall Live Search
13:25 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nga rodhën dosjet e Speciales?

Haga ka pranuar se dosjet e vëna në dispozicion publikut nga ana e OVL-UÇK-së janë konfidenciale. Me fjalë të tjera, dosjet e dy veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, kanë rrjedh vërtet nga institucioni i Gjykatës Speciale.

Mbase regjia do ishte bërë më mirë, nëse vërtet ka pasur regji (?) por dosjet e veteranëve u konfirmuan nga Haga – shkruan Indeksonline.

OVL-UÇK u ndalua te – rrufeja 3 – nga forcat e EULEX-it me asistim të Njësitit Special të Republikës së Kosovës.

Indeksonline kujton reagimin e Ramush Haradinajt për rrjedhjen e këtyre dokumenteve dhe kundërshtimin e tij për këtë akt nga OVL e UÇK-së.

Në një linjë me Ramushin ishte dhe presidenti Hashim Thaçi.

Por a janë vetëm këta dy veteranë të arrestuar tashmë nga Haga, apo do të ketë dhe të tjerë lidhur me këtë rast?

Pak ditë para ftesës për intervistim në Prishtinë, Tomë Gashi, përmes një statusi në Facebook, pati paralajmëruar interesimin e Gjykatës Speciale për të.

Avokati dhe përkrahësi publik i Vetëvendosjes thotë se po mbron qëndrimet e OVL të UÇK-së.

Avokati Gashi është përplasur me ish-deputetin Milaim Zeka – në rrjetet sociale – për Gjykatën Speciale, gjithashtu.

Ndërsa Lideri i Vetevendosjes Albin Kurti, pak para bastisjes së zyrave të OVL të UCK-së kishte vizituar kreun dhe kryesinë e saj.

Pak dihet për mënyrën si “rodhen” dosjet më të famshme të shekullit” mbase, por shumë informacione do publikohen pas një kohe, shkruan Indeksonline.