Edi Rama për miniShengenin Ballkanik: Ai do të ndikojë në transformimin e çështjes së madhe të njohjes së Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në konferencën e përbashkët me kryeministri e Kosovës Avdullah Hoti, ka folur sërish për Mini Shengenin Ballkanik duke thënë se ai do të ndikojë drejtëpërdrejt në të ardhmen e rinisë të të gjitha vendeve, raporton IndeksOnline.
Ai ka thënë se ky është një projekt që do të na bëjë të largohemi nga e shkuara dhe të shohim drejtë së ardhmes.
Madje ky mini-Shengen sic ka thënë Rama do të ndikojë në transformimin e çështjes së madhe të njohjes së Kosovës nga Serbia.
Kjo siç ka thënë Rama duhet të arrihet përmes rrugëve diplomatike, mençurisë dhe durimit.
Pjesë e fjalimit të tij:
“Shengen rajonal është projekt i cili do të ndikojë drejtpërdrejt nëpër një të ardhme me të mirë për rininë tonë, për fëmijët tanë .Projekt transformues në një rajon ku duhet të bëjmë çmos që të largohemi nga e shkuara dhe është transformues të çështjes së madhe të njohjes së Kosovës nga Serbia e cila mund të realizohet vetëm përmes rrugëve diplomatike dhe mençurisë dhe durimit.
Kosova e ka fituar lirinë është një shtet sovran dhe i pavarur dhe nuk mund të vihet as në diskutim dhe as të çështjes dhe i takon Kosovës krah për krah me Shqipërinë, të mos e shpërdorojmë lirinë dhe sjelljen e demokracisë në vendet shtetet përkatëse që ne sot kemi përgjegjësinë.
Teoria që më nxirr një sy mua që të dalin dy sytë të dy tjetrit, nuk funksionon por vetëm shkatërron, ne do të shohim si të ecim përpara, duke zhbërë kufirin dhe duke kthyer atë thjeshtë në një vijë administrative gjeografike dhe të kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe të shërbimeve kapitale