75 Mall Live Search
17:11 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rita Ora thotë se është shumë e famshme për të dalë për kafe dhe për të bërë pazar

Ka famë dhe suksese të jashtëzakonshëm në botë, por Rita Ora nuk do të dëshironte diçka të thjeshtë që s’mund ta realizon.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare thotë se ndjehet shumë e famshme për të dalë për një kafe.

29-vjeçar u shpreh se do të dëshironte të shëtiste nëpër rrugë dhe të vizitonte kafenetë e Londrës, por fama e saj e ndalon atë të bëjë gjëra normale, si ndonjë person i thjesht.

Në një intervistë për gazetën britanike The Sun, Rita tha se do të dëshironte të shkonte në Pazar me motrën dhe nënë e saj.

“Unë do të tregohem e mërzitshme dhe do të them diçka vërtet të thjeshtë. Unë do të doja të shkoja në pazar në rrugën Portobello me motrën dhe nënën time”, deklaroj Rita.

“Të marr një kafe dhe tortë në një kafene të lezetshme dhe të ec nëpër rrugë. Ka shumë kohë që nuk e kam bërë këtë dhe nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të kaluar një ditë”, vazhdoj tutje ajo.

Ndryshe, Rita ka filluar punën për projekte të reja, pas pauzës së gjatë për shkak të pandemisë Covid-19./Indeksonline/