75 Mall Live Search
17:33 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rihanna kopjon Dafina Zeqirin në sfilatën e ‘Savage X Fenty’?

Rihanna së fundi ka organizuar një sfilatën për të promovuar linjën më të re të brendshmeve ‘Savage X Fenty’.

Për këtë sfilat ajo ka bërë bashkë disa nga emrat më të njohur në botë si Bella Hadid, Irina Shayk, Paris Hilton dhe shumë tjera, ndërsa një paraqitje ka bërë edhe veta këngëtarja.

Nga gjithë paraqitja atraktive që bën yjet, ishte grimi që bëri përshtypje dhe qerpikët me pupla, e që të ngjashëm i kemi parë më herët edhe tek një dukje e kënëgtares shqiptare Dafina Zeqiri.

Me këtë dukej Dafina u shfaq në klipin e saj të fundit “Million Dollar”, për të cilin ishte kujdesur grimeri i njohur Arbër Bytyqi.

Ishte vet grimi ai që në disa postime në Instagram ka treguar ngjashmërinë që këto dukje kanë mes tyre.

“Pak ngjyra po dallon, por vibe i njëjtë”, ka shkruar grimeri në fotografit që ka publikuar për të treguar ngjashmërinë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që grimerët, dizajnerët por edhe artistët kosovarë kopjohen nga emrat me famë botërore./Indeksonline/