75 Mall Live Search
18:19 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Bühler zgjidhet president i Shoqatës Ekonomike Gjermane, Dreshaj përfaqëson Kosovën, Cufaj e vlerëson lart gjeneralin

Sot në mbledhjen e rregullt vjetore Shoqata Gjermano-Kosovare e Ekonomisë (Deutsch-Kosovarische Wirtschaftsgesellschaft e. V) ka zgjedhur udhëheqësinë e re të saj.

President i ri i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Kosovare është zgjedhur Gjenerali i Ushtrisë  gjermane dhe miku i madh i Kosovës, Erhard Bühler.

Nga Qeveria e Kosovës i pranishëm në këtë ngjarje ishte zëvëndësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gani Dreshaj.

Dreshaj e ka vlerësuar lart figurën e Bühler duket e quajtur si mik të madh të Kosovës, dhe zgjedhjen e tij e ka quajtur si një hap të madh drejt përafrimit të raporteve mes Kosovës e Gjermanisë në aspektin ekonomik.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj me këtë rast ka uruar Gjeneralin Bühler për postin e tij të ri dhe i ka uruar atij dhe anëtarësisë së kësaj Shoqate sukses dhe punë të mbarë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Gjermanisë. /Indeksonline/