FFK premtonte si në fushata, Zeqiri ende te Zvicra!

Nuk ka asgjë të re për Andi Zeqirin, edhe pse u tha se ai do t’i bashkohej Kosovës për ndeshjet e tetorit.
Shumë premtime, por asnjë i realizuar, veshje të fanellës së Kosovës po, por jo që të paraqitet në fushë, kjo është “telenovela”, Andi Zeqiri, shkruan IndeksOnline
Andi Zeqiri në një takim në Zvicër me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi i kishte premtuar këtij të fundit se do të luajë për Kosovën, por ende nuk ka asgjë.

Madje babai i futbollistit në një intervistë për mediat vendore tha se Andi Zeqiri tashmë ka bërë kërkesë në FIFA që kombëtarja zvicerane ta liroi atë për të luajtur për Kosovën, por që ende nuk kemi një përgjigje.
Tashmë, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve dhe Andi Zeqiri nuk ndodhet aty, ndërsa nga ana tjetër ai figuron në listën e të ftuarve të Zvicra U21.

A po na bashkohet apo jo Zeqiri mbetet të shihet në vazhdim.