Sekretet e gjuajtjeve të lira të Beckham dhe Ronaldinhos u “vodhën” nga Andrea Pirlo

Legjenda italiane e futbollit, Andrea Pirlo vlerësoi lartë goditjen e gjuajtjve të lira nga Beckham e Ronaldinho, sipas tij ata “vidhnin sekretet e njëri-tjetrit dhe i kombinoni ato mjaft mirë.
Ikona e futbollit italian kaloi 10 vjet në AC Milan dhe fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe dy tituj të Serie A me klubin, para se të nisej për në Juventus në vitin 2011, shkruan IndeksOnline

Por, gjatë kohës së tij në “San Siro” Prilo luajti me emra të mëdhenj të futbollit botëror, si David Beckhamin e Ronaldinhon.
Tani trajneri i Juventusit, tha se Sedorf, Beckham dhe Ronaldinho shikonin sekretet e njëri tjetrit se si ta goditnin topin nga gjuajtja e lirë.

“Ne kemi biseduar me njëri-tjetrin, kemi parë njëri-tjetrin dhe kemi vjedhur sekretet e njëri-tjetrit.”
“Unë i shikoja goditjet e lira të Juninho pa qenë në gjendje të kuptoja se si ai i goditi ata. Unë u përpoqa dhe u përpoqa, derisa përfundimisht arrita në mënyrën time për t’i goditur ata.
“Unë isha duke provuar vetë të gjitha llojet e gjuajtjeve të lira.”
Kur u pyet për sekretet e gjuajtjeve të tij të lira, Pirlo u përgjigj: “Unë do t’i thoja vetes se ishte e pamundur të mos shënoja.

“Ishte e mjaftueshme që topi ta kalonte muri, dhe ishte gol. Në futboll, si në jetë, ka gjithmonë milimetra që mund të ndryshojnë gjërat, rrjedhën e një goli ose të një jete.
“Është një shenjë e fatit, një talent i natyrshëm që prindërit e mi më dhanë. Për të ardhur para topit, për të gjetur pozicionin e duhur, mua më dukej e thjeshtë, por mund të mos ishte për të tjerët.
“Ishte plotësisht e natyrshme, unë do ta bëja pa e menduar fare’, tregoi Prilo.