Vetura godet këmbësorin në Suharekë, dërgohet në spital

Në Shirokë të Suharekës, dje ka ndodhur një aksident trafiku.
Një mashkull derisa po drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor./Indeksonline/