Mësohet se sa do t’i mungojë Mane Liverpoolit, pasi doli pozitiv me Covid-19

Sadio Mane në testin e bërë dje nga skuadra e Liverpoolit doli pozitiv me Covid-19.
Tani sulmuesi senegalez është në vet-izolim, ku do të humbas takimin e nesërm ndaj Aston Villës në Premierligë, shkruan IndeksOnline
Mane ka prishur planet e Klopp për ndeshjen e nesërm, kjo pasi ai detyrohet të qëndrojë për të paktën 10 ditë, në përputhje me protokollet e nevojshme të Qeverisë.
Liverpool do të shpresojë që Mane të shërohet mirë dhe të dalë nga vetë-izolimi me një shëndet të fortë dhe palestër në mënyrë që të jetë në dispozicion për të luajtur ndaj Evertonit në derbin e Merseyside në “Goodison Park” të shtunën e 17 tetorit.