Formacionet zyrtare: Besa – Trepça’89

Sot me fillim nga ora 15:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Besa Pejës e Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Superligë.
Besa, që edhe më tutje nuk e ka arkëtuar asnjë pikë të vetme deri tani, do të synojë që t’ia arrijë qëllimit, kurse “Minatorët” kanë udhëtuar drejt Brestovikut të Pejës me synimin e vetëm fitoren e radhës, pas asaj ndaj Prishtinës në mesjavë.
Para pak çastesh janë mësuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 15:00.
Besa: Kolaj, Idrizi, Ajdini, Matos, Xhaka, Sheqerolli, Salihu, Syla, Sebastian, Brruti, Tahiri
Trepça ’89: Prince, Happy, Berisha, Kaçar, Dedia, Jashari, Kaqiku, Okonkwo, Nimani, Muja, Bismark