75 Mall Live Search
21:58 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vrasja me pagesë në Gjakovë, policia e kap të dyshuarin në Shqipëri

Familja Ahmeti i është gëzuar këtij arrestimi, kërkojnë kapjen e porositësve të vrasjes.

Gati dy vite më parë, një krim i pashembullt ndodhi në Kosovë.


Në dyert të shtëpisë së Haxhim Ahmetit nga Smolica e Gjakovës, ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Ky lëndë shpërthyese u aktivizua me telekomandë, në momentin që Ahmeti iu kishte afruar derës.

61 vjecari kishte mbetur i vdekur në vend, ndërsa menjëherë kishin lindur dyshimet se vrasja është kryere më pagës.

Këto dyshime kishin lindur, pasi që kamerat e sigurisë kishin filmuar personin që e kishte vendosur lëndën eksplozive në këtë shtëpi.

E pas shumë hetimesh, Polica e Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë, kanë arritur ta identifikojnë dhe lokalizojnë të dyshuarin.

Bëhet fjalë për Dodë Gjikolajn, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Ai u arrestua përmes një operacioni nga njësitet FAST Albania.

Dodë Gjikolaj u kap në një hotel në Gjirokastër, ndërsa operacioni është urdhëruar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Edhe në njoftimin e Policisë së Shtetit Shqiptar, bëhet e ditur se Dodë Gjikolaj është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e disa vrasjeve me pagesë.

këtë operacion e kanë konfirmuar edhe Polica e Kosovës,raporton t7.

Sipas tyre këto veprime janë ndërmarr pas një punë intensive me policinë e Shqipërisë.

E ky arrestim e ka gëzuar dajlin e të ndjerit.

Por, Gani Ahmeti thotë se duhet të arrestohen edhe porositësit e vrasjes.

Sipas tashmë dihet që porositësit e kësaj vrasje janë familjarë të tyre.

T7 ka qëndruar edhe në familjen të cilën e akuzon Gani Ahmeti, për vrasjen e të atit.

Por, anëtarët e kësaj familje nuk kanë dashur të prononcohen për këtë çështje, veçse kanë mohuar përfshirjen në këtë rast.

Dy familjet janë në hasmëri mes vete tash e disa vite.