75 Mall Live Search
23:53 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Barcelona e rritë ofertën për Eric Garcian, transferimi shumë afër

Klubi i Barcelonës është shumë i interesuar që të siguroj sa më parë shërbimet e mbrojtësit të Manchester Cityt, Eric Garcia.

Sipas “RAC 1”, klubi katalunas ka rritur ofertën në drejtim të mbrojtësit spanjoll, transmeton Indeksonline.

Barcelona në ofertën e re ka ofruar 15 milionë euro plus bonuset. Manchester City po kërkon 20 milionë euro, por mund të bindet edhe me këtë ofertë.

Vitin tjetër i skadon kontrata Eric Garcias me Manchester Cityn./Indeksonline/