Në fshatin Lazicë të komunës së Malishevës asfaltohen tri rrugë të reja

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur përmes një njoftimi se sot në fshatin Llazicë po asfaltohen edhe tri rrugë të reja Malishevë.
“Asfaltimi i këtyre rrugëve është pjesë e investimeve kapitale në ndërtimin e infrastrukturës së përgjithshme në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës”, thuhet në njoftimin.
Për të parë punimet nga afër ka dalë edhe drejtori Komunal për Urbanizëm, Ahmet Morina, i cili në njëjtën kohë është takuar edhe banorët që jetojnë në këto lagje ku janë asfaltuar rrugët.

Morina ka bërë të ditur se të tri rrugët kanë një gjatësi prej 700 metrave dhe asfaltimi i tyre është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.
“Si qeveri komunale jemi të përkushtuar në realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Komunës së Malishevës në të gjitha vendbanimet e saj”, ka thënë Morina.