Genta mban unazë të çmuar në gishtin e fejesës

Këngëtarja gjilanase Genta Ismajli po qëndron në krye të medieve rozë që kur e zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin turk.
Dyshja po bëjnë të ditur se po kalojnë shumë mirë se bashku duke u shfaqur të dashuruar dhe tejet të lumtur përkrahë njëri tjetrit.

Edhe pse ende nuk kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë, dhuratat e shumta nuk kanë të ndaluar, shkruan “Kosovarja”.

Në fotosesionin e bërë së fundmi Genta reklamoj unazën e çmuar në gishtin e fejesës.
Kjo mbase së shpejti do të ketë edhe fejesë nga çifti, por që realisht të dy po duken për mrekulli.

