Aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, lëndohet një person

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.
Si pasojë e pakujdesisë në trafikun rrugor, dy makina janë përplasur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan, derisa raportohet dhe pë të lënduar.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, në Rajonin e Gjilanit.
“Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Bresalc. Dy makina janë përfshirë në aksident, si pasojë një person ka marrë lendime trupore. I njëjti është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
Sipas Hashanit, gjendja e të lënduarit është e qëndrueshme për momentin, ndërsa policia po merret me rastin./Indeksonline