Çfarë dite për Igli Taren, ka në duar milionat dhe 6 shitje brenda pak orësh

Igli Tare ka para vetes sot një ditë të stërngarkuar. Drejtori i Lazios është në bisedime me dhjetëra skuadra për shitjen e gjashtë futbollistëve.
Bobby Adekanye është lojtari i Lazios që pritet të largohet.
Bashkë me të pritet të zyrtarizohet te Cadizi edhe Riza Durmishi.

Tare sot do diskutojë edhe largimin e Jordan Lukaku. Drejtori shqiptar po pret oferta edhe për Di Gennaron.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar, Tare po shqyrton ofertat edhe të Andersoni.
Nëse ka oferta joshëse, Lazio shqyrton edhe ofertat për Bastosin./Indeksonline/