Infektohet me Covid-19 një nxënës i SHF “Ismail Qemaili”, në Prishtinë, nxënësit e tjerë shkojnë në izolim

Një nxënës ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në shkollë fillore “Ismail Qemaili”, në Prishtinë.
Pas kësaj, është bërë izolimi i klasës dhe nxënësit janë dërguar në shtëpi për t’u izoluar deri në daljen e rezultateve nga IKSHPK-ja.
Nga shkolla kanë deklaruar se shpresojnë që të marrin rezultate negative për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.
Postimi i plotë:
Pas konfirmimit të një rasti me COVID -19, sot më 5 tetor 2020, nga IKSHPK-ja, eshtë bërë testimi i komplet klasës bashkë me mësimdhënësit.
Gjithashtu është bërë edhe dezinfektimi i hapësirave brenda shkollës.
Klasa është dërguar në shtëpi në izolim deri në daljen e rezultateve nga IKSHPK-ja.
Me shpresen që do të marrim rezultate negative për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, ne ju urojmë një javë të mbarë dhe shumë shëndet për të gjithë.
Me respekt drejtoria e shkollës.