75 Mall Live Search
12:13 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

1.5 milionë raste me Covid-19, në Afrikë

Ka arritur në mbi 1.5 milionë numri i rasteve me koronavirusin në Afrikë, tha sot Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Të paktën 36.787 kanë vdekur, ndërsa 1.2 milionë pacientë janë shëruar në të gjithë kontinentin, thuhet në azhurnimin e tyre të fundit, transmeton Indeksonline.

Afrika e Jugut regjistroi 746.500 raste, ndërsa ajo e Veriut shënoi 354.800 raste me virusin.

Afrika Perëndimore 178.600, Afrika Lindore 175.900 dhe Afrika Qendrore me 58.100 raste.

Ndërkohë, shkollat u rihapën në Kamerun me udhëzime të rrepta. Disa shkolla do të funksionojnë me ndërrimë, ndërsa nxënësit janë të detyruar të mbajnë maska ​​dhe të lajnë duart para se të hyjnë në ambiente shkollore./Indeksonline/