Osmani kritikon Hotin: Kryeministri nuk po arrin të ketë 61 deputetë që votojnë nismat e tij

Ka disa herë që po tentohet të votohet projektligji për Rimëkëmbje ekonomike, por ende as pas tentativave të shumta vendi mbetet pa këtë ligj, raporton IndeksOnline.
E në lidhje me këtë ka pasur një deklaratë kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani. Ajo tha se kjo qeveri që nuk është dashur fare të bëhet, sepse nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve, po dështon të ketë numrin e mjaftueshëm të deputetëve që ky ligj të aprovohet në Kuvend.
“Kryeministri nuk po arrin të ketë 61 deputetë që nismat e tij të kalojnë. Kjo qeveri për mua që nga fillimi nuk është dashur të bëhet sepse nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve”, tha Osmani.