75 Mall Live Search
16:02 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ministrja Bajrami takoi ambasadoren e BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë Tomáš Szunyog. Bajrami dhe Szunyog diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Zyrës së BE-së në fushën e agjendës evropiane, menaxhimit të financave publike, luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjes socio-ekonomike.

Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadorin Szunyog për mbështetjen e rëndësishme që BE-ja ka ofruar deri tani për Kosovën në luftimin e pandemisë, ruajtjen e stabilitetit makro-financiar përmes financimit të drejtpërdrejt të buxhetit si dhe mbështetjen e gjithanshme përmes implementimit të shumë projekteve që kontribuojnë në përmirësimin e situatës socio-ekonomike dhe fuqizimin e institucioneve të Kosovës.

Nga ana e tij ambasadori i BE-së Tomáš Szunyog, shprehi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në përmirësimin e situatës socio-ekonomike të krijuar nga pandemia Covid19, si dhe për zbatimin e objektivave të Kosovës në kuadër të agjendës evropiane.