Bilanci i 24 orëve të fundit- 51 aksidente e 27 të arrestuar

Java ka nisur me një bilanc jo të mirë, sa i përket aksidenteve në trafik. Policia e Kosovës në statistikat e përgjithshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 51 aksidente në mbarë vendin, raporton IndeksOnline.
Prej tyre 20 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale.
Tutje siç bënë të ditur policia janë arrestuar 27 persona. E në mbajte janë dërguar 14./IndeksOnline/