75 Mall Live Search
11:13 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nis seanca ndaj Numan Baliqit, ai mohon të ketë kryer sulm seksual

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Numan Baliqit, i cili akuzohet për sulm seksual.

Baliqi nuk e ka pranuar fajësinë, duke deklaruar se nuk qëndron asgjë nga ato që ka thënë denoncuesja e rastit.

Avokatja i të akuzuarit ka propozuar që të ndërpritet masa e paraburgimit dhe të zëvendësohet me njëren nga masat e tjera që janë në vlerësim të gjykatës.

Prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e paraburgimit për arsye të ikjes.

Ish-ministri i Shëndetësisë kërkon që të mbrohet në liri apo të caktohet edhe ndonjë masë tjetër.

Gjatë ditës pritet të lirohet ose të caktohet masa për vazhdim të paraburgimit.

Numan Baliqi, është në paraburgim prej 55 ditësh.