Lladrovci i ankohet frizerit: Çka ke ba o Rizë kështu, çu bre dil jashtë pashë Zotin!

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci i është kapur edhe frizerit për qethje flokësh, që i ka bërë. Lladrovci është xhiruar duke i thënë atij “çka ke ba kështu, çu dil jashtë”.
Një video e postuar në Instagram, është bërë virale së fundi në këtë rrjet social.
Aty shihet kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci duke e qortuar frizerin për qethjen e flokëve që i ka bërë.
“Çka ke ba o Rizë kështu, qu bre dil jashtë pashë Zotin”, dëgjohet duke thënë Lladrovci, derisa shihet se video është bërë për humor.