75 Mall Live Search
14:20 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Klodian Duro, trajner i ri i Feronikelit

Pas largimit të Afrim Tovërlanit, KF Feronikeli ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Ekipi nga Drenasi sapo ka zyrtarizuar si trajner të ri të skuadrës, ish-futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Klodian Duro, transmeton Indeksonline.

Tovërlani u largua nga Feronikeli pas humbjes nga Drita, pasi skuadra e tij nuk pati një start të mirë të kampionatit.

Duro në vitin 2013 ishte futbollist i Tiranës, ku edhe u pensionua./Indeksonline/