Zyrtare: Ky është ekipi i parë i Barcelonës për këtë sezon, ky futbollist do ta mbajë numrin 9-të

Merkatoja mbaroi mbrëmë në mesnatë. Klubi i Barcelonës dështoi që të transferonte futbollistin holandez, Memphis Depay dhe mbrojtësin spanjoll, Eric Garcia.
Klubi katalunas në ekipin e parë në momentet e fundit regjistroi tre futbollistë: Riqui Puigi, Araujon dhe Matheus Fernandes, transmeton Indeksonline.
Pjesë e ekipit të parë do të jetë edhe sulmuesi, Martin Braithwaite. Ai do ta bartë numrin 9, që sezonin e kaluar e kishte Luis Suarezi.
I vetmi futbollist, që është tipik sulmues qëndror tek Barcelona është Martin Braithwaite./Indeksonline/
