Një veturë goditi një këmbësor në Prishtinë, i shkakton lëndime trupore

Sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori.
Vetura e cila ishte në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime trupore. Menjëherë pas aksidentit këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor.