Ismaili: Për 1 vit, qeveritë Kurti dhe Hoti e futën Kosovën në krizë të thellë ekonomike dhe politike

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili në një konferencë për media ka deklaruar se kjo parti do të vazhdojë të jetë në opozitë.
Ismaili tha se PDK në opozitë do të vazhdojë të raportojë për shkeljet e Qeverisë si dhe do të jetë opozitë në shërbim të popullit.
Gjatë deklarimit të tij Ismaili theksoi se dy qeveritë, ajo e Kurtit dhe ajo e Hotit kanë dëmtuar shumë ekonominë e vendit.
“Me dy qeveri Hoti dhe Kurti që s’arritën të implemtojnë një pako të rimëkëmbjes ekonomike. Kurti propozoj Pako Emergjente me vetën 170 milionë euro, e paintesuar për implementim, i la punëtorët dhe ndërmarrësit pa përkrahje. Qeveria Kurti implementoi vetëm 30% të asaj pako që i dha goditje të madhe ekonomisë të vendit që ndjehen pasojat edhe sot. Sot pas një viti populli e sheh se me çfarë inati dhe ekstremizëm është qeverisur vendi asokohe. Folëm për qeverisje të ligjshme e u bënë kampionë të shkeljes së ligjit. Aferat gjatë pandemisë, rritjet e çmimit të barnave e shkeljet e shumta edhe sot po hetohen. Albin Kurt si kryeministër do të mbahet mend edhe për mbylljen e kufijve me Shqipërinë dhe hapjen ndaj Serbisë. Ai mashtronte për bashkimin kombëtarë, por I ofendoj shqiptarët kudo që janë me ato teste të turpshshme nga Serbia”, tha Ismaili, shkruan Indeksonline.
Tutje deputeti i Kuvendit të Kosovës deklaroi se pas 20 vjetësh liri, një kryeministër i vendit si Albin Kurti tentoi të nderonte qeverinë e Serbisë.
“Tradhtoi interesat kombëtarë dhe u bë i rrezikshëm për vendin.E kemi edhe gjysmën tjetër të qeverisë të proklamuar të 6 tetorit, LDK-në bashkë me partnerët e saj sapo na futën në vorbull të qeverisjes, në kriz të thellë ekonomike. Rënia ekonomike ka arritur në 9.2, sipas entit statistikorë Kosovës, ku po e qon Kosovën në një rënie të përgjithshme në 11.3, gati 1 miliardë euro humbje të ekonomisë së Kosovës. Kjo është alarmuese dhe dhimbshme sesi qeveria ka lënë vendin për përkrahje ekonomike. Qeveria Hoti ka arritur rekord përpjekje të dështuara për votimin e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Qeveri pa vendime dhe pa fuqi për t’i realizuar vendimet e saj, qeveri që thyen parimet e veta në diplomaci. Nuk është në gjendje të ndërtojë asnjë konsensus në Parlament, por po e zgjatë dëshpërimin në Parlament. Të dyja këto qeveri e futën vendin në humbje të frikshme të ekonomisë”, shtoi ai./Indeksonline/