75 Mall Live Search
19:22 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vetura godet këmbësorin në “zebra”

Një person është goditur nga një veturë derisa po e kalonte rrugën në “zebra”.

Aksidenti ka ndodhur para pak çasteve në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.

IndeksOnline ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku personi i lënduar shihet i shtrirë në rrugë ndërsa kalimtarët dhe policia duke i dhënë ndihmën e parë.

Ky është rasti i dytë brenda ditës ku këmbësorët goditen në rrugë nga veturat./IndeksOnline/