Jep dorëheqje trajneri i skuadrës së njohur kosovare

Severin Elezaj është larguar nga skuadra e Dukagjinit vetëm pas tri ndeshjeve në Ligën e Parë.
lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra përmes rrjeteve sociale.
Ky është njoftimi i tyre:
Severin Elezaj nga sot më nuk është pjesë e klubit të futbollit Dukagjini nga Klina.
Pas vetëm 3 xhirove të zhvilluara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës së Dukagjinit Severin Elezaj sot ka dhënë dorëheqja nga ky post.
Elezaj ka deklaruar se pas një bisede miqësore që ka pasur me drejtorin e klubit z. Fabion Veseli i ka ofruar atij dorëheqjen nga posti i kryetrajnerit.
Drejtori i klubit, shtabi teknik dhe lojtarët e falënderojnë shumë për kontributin e dhënë e njëherit i dëshirojnë shumë suksese në të ardhmën.
Klinë
06 Shtator 2020