75 Mall Live Search
21:16 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Plagosja në Podujevë: Viktima merr 4 plumba në trup

Një person pasditen e sotme është plagosur në rrugën “19 qershori” në komunën e Podujevës.

IndeksOnline ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.IndeksOnline mëson nga burimet se viktima është plagosur me katër plumba.

Sipas të njëjtëve burime mësohet se i plagosuri ka marrë lëndime në gjoks, këmbë dhe pjesë të tjera të përparme të trupit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënëses së PK-së, Flora Ahmeti, hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./IndeksOnline/