Inter dorëzon listën Champions, Conte lë jashtë dy futbollistë

Edhe Interi ka dorëzuar në UEFA listën e futbollistëve me të cilët do të përfaqësohet në Ligën e kampionëve në sezonin 2020-2021, teksa pritej me interes të shihej se cilët lojtarë do të linte jashtë trajneri Antonio Conte.
Ky i fundit përfundimisht ka vendosur të mos regjistrojë portierin e tretë Daniele Padelli dhe mesfushorin uruguaian Matias Vecino, i cili është i dëmtuar dhe nuk pritet të rikthehet para mesit të nëntorit.
Ndërkohë janë pjesë e listës emrat si Darmian i afruar së fundi, i cili ka marrë fanellën me numër 36 apo Nainggolan, që mbeti sërish te zikaltrit, pasi nuk u konkretizua kalimi te skuadra e Cagliarit.
Sa u përket portierëve, përveç Handanovic e Radu, i treti do të jetë gardiani i skuadrës U19, Filip Stankovic, i cili është përfshirë në listën B, ashtu si edhe sulmuesi Andrea Pinamonti, që është rritur pikërisht në akademinë e Interit.
⭐ | UCL
— Inter (@Inter) October 6, 2020
Ecco l'elenco dei nerazzurri scelti per la @ChampionsLeague 2020/21 ? https://t.co/1J9aX4xiGe