Jamesi i siguron fitoren e tretë LA Lakersit, një fitore larg triumfit

Los Angeles Lakersi ka shënuar fitoren e tretë në finalen e NBA kundër Miami Heatit.
Lakersi fitoi me rezultat 102-96 në ndeshjen e katërt që u zhvillua në mëngjesin e sotëm, shkruan Indeksonline.
Lebron Jamesi ishte më i miri në parket me 28 pikë, 12 reboundë dhe 8 asistime. Ai u ndihmua edhe nga Davisi me 22 pikë, 10 reboundë dhe 4 asistime.
Te Miami më i miri ishte Butleri me 22 pikë, 10 reboundë dhe 9 asistime.
Ndeshja e ardhshme mund t’ia sjellë titullin e radhës skuadrës së Los Angelesit. /IndeksOnline/