Festë në familjen e Granit Xhakës!

Një vit më parë futbollisti i njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhaka u bë baba për herë të parë.
Futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Leonita që nga ajo kohë kanë ndarë vazhdimisht imazhe të ndryshme të vajzës së tyre.

Ndërsa, sot në ditëlindjen e saj, për ta bërë sa më të veçantë këtë festë ata i realizuan një fotosesion unik.

“Urime ditëlindja e parë engjëlli im i bukur! Nuk mund të besoj që ti tashmë je njëvjeçare, ku ka shkuar koha? E falënderoj Zotin çdo ditë. Je bota ime, gjithçka imja, mikesha më e mira. Të dua shumë!”, ka shkruar Leonita në urimin e saj për të bijën.

Ndërsa, Graniti u shpreh se ai është babai më i lumtur në botë për shkak të saj./Indeksonline/