75 Mall Live Search
10:42 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hoti dhe Haradinaj-Stublla s’dalin para deputetëve, për të raportuar për të zhdukurit dhe dialogun

Kryeministri Avdullah Hoti dhe vartësja e tij në krye të Ministrisë së Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla nuk i janë përgjigjur ftesës së deputetëve për të raportuar për temën e të pagjeturve në dialogun me Serbinë.

Nga të ftuarit ka shkuar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, që ka thënë se si Qeveri kanë vendosur që ai të jetë prezent për të folur për çështjen e personave të zhdukur.

Meqë vetë nuk është prezente, Haradinaj-Stublla delegoi një përfaqësues nga ministria e saj.

Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione ka filluar mbledhjen nga ora 10:00.