75 Mall Live Search
11:10 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Burri dhe gruaja nga Prizreni bëhen ‘përrallë’, rrahen me njëri- tjetrin dhe lajmërojnë rastin në Polici!

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për dhunë në familje.

Një mashkull dhe një femër nga Prizreni kanë sulmuar njëri- tjetrin, transmeton IndeksOnline.

“DHUNË NË FAMILJE

Prizren 05.10.2020 – 21:30.  Raportohet se të  dyshuarit mashkull kosovar dhe femër kosovare kishin bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë, dhe pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin ku kanë marrë lëndime të lehta trupor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me udhëzimin e të cilit femiun e merr nëna e tij deri ne vendimin e gjykatës. Dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, njofton Poliocia e Kosovës. /IndeksOnline/

/Foto ilustrim/