75 Mall Live Search
11:29 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / C E

“Dardanët” krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme, në pikën kufitare në Han të Elezit

Kosova është nisur drejt Shkupit për ndeshjen e play-offit të Ligës së Kombeve kundër Maqdonisë së Veriut.

Dardanët kanë mbushur rrugën afër kufirit në Han të Elezit për t’i përcjellë futbollistët e Kombëtares, shkruan Indeksonline.

Ata kanë kënduar këngë në mbështetje të skuadrës së drejtuar nga Bernard Challandesi.

Mosprezenca e tifozëve në stadium do të jetë një mungesë e madhe për motivin e lojtarëve.

Megjithatë, Dardanët po u qëndrojnë afër futbollistëve dhe presin që të kthehen nga Shkupi me fitore. /IndeksOnline/