75 Mall Live Search
14:32 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Shtylla elektrike qëndron në mes të rrugës në Prizren, disa ditë pas një aksidenti

Pak ditë më parë ka ndodhur një aksident në Prizren, saktësisht në lagjen “Bajram Curri”. E nga ky aksident është rrëzuar një shtyllë elektrike, e cila sipas qytetarëve prizrenas vazhdon të qëndrojë në mes të rrugës, raporton IndeksOnline.

Qytetarët ankohen se askush nuk ka marrë masa për largimin e saj, ndërsa deklarojnë po ashtu që ndriçimi është dëmtuar gjatë gjithë rrugës “Tahir Sinani”.

IndeksOnline ju sjell pamje: