75 Mall Live Search
14:35 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / C E

Mbahet seanca gjyqësore, në CAS, për eliminimin e Dritës nga Liga e Kampioneve

Kampioni në fuqi i Kosovës, skuadra e Dritës i është drejtuar pak javë më parë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës.

Shkaku i rasteve me koronavirusin, UEFA-ja pati marrë vendimin ta eliminojë Dritën nga faza prakualifkuese e Ligës së Kampionëve andaj klubi kosovar kërkon drejtësi në CAS.

Tashmë është mbajtur seanca e parë teksa drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi e sqaron rastin për Zërin.

“Është mbajtur seanca e parë gjyqësore, por ende nuk ka ndonjë vendim. Do të mbahet edhe një tjetër seancë të premten. Jemi në pritje të një vendimi”, ka thënë Valon Zymberi.

Skuadra nga Gjilani kërkon nga UEFA-ja që t’u kompensohen koeficienti dhe mjetet financiare, e që klubeve të Kosovës u kryejnë goxha punë.

Me eliminimin nga parakualifikimet e “Championsit”, Drita aventurën në Evropë e vazhdoi në Ligën e Evropës.

Pasi eliminoi Sileksin e Maqedonisë Veriore në fazën e dytë, u eliminua nga Legia e Varshavës.