75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

49 raste të reja me Covid19, brenda 24 orëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid19, 49 persona.

Njoftimi i tij i plotë:

Nga komunikimi i përditshëm që kam me kolegun tim, ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe nga informatat e përditësuara nga terreni, mund të konstatojmë se pavarësisht rasteve pozitive te disa nxënës dhe personeli arsimor me Covid 19, situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 92 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 509 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49!