Ministri Krasniqi tregon për Indeksonline se pse lëshoi mbledhjen e Qeverisë Hoti

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, të 34 me radhë.
Ishin gjithsej 15 pika të rendit të ditës, të cilat u diskutuan përgjatë kësaj mbledhje.
Në rend të ditës, Qeveria Hoti pati edhe vendimin për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues ‘Kosmonte Foods Shpk’.
Por pikërisht kryeministri Hoti kërkoi që të largonte dhe të diskutohet në mbledhjen e radhës.
Pas kësaj është pikërisht ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi i cili ka lëshuar mbledhjen.
Në një përgjigje për Indeksonline, Krasniqi bëri të ditur se nuk është kjo arsyeja që ai lëshoi mbledhjen.
Ai tha se nuk është pajtuar me vendimin e Hotit për shtyrjen e kësaj pike, por që mbledhjen e lëshoi pasi pati një takim tjetër.
“Është e vërtetë që nuk jam pajtuar me heqjen e asaj pike, pasi ka kaluar në të gjitha procedurat e nevojshme. Mbledhjen nuk e kam lëshuar për këtë gjë, por kam pas një takim tjetër”, tha Krasniqi për Indeksonline.
Ndërsa është vetë Hoti i cili deklaroi se nuk është vonë, që kjo pikë të votohet edhe në mbledhjen e radhës./Indeksonline/