75 Mall Live Search
20:08 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Presidenti Trump i shkruan letër Vuçiqit, për marrëveshjen e 4 shtatorit Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Përmes kësaj letre, Trump ka falënderuar Vuçiq-in për pjesëmarrje në takimin e 4 shtatorit ku edhe u nënshkrua marrëveshja ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Faleminderit që na u bashkove në Shtëpinë e Bardhë për të punuar për një paqe afatgjate dhe për prosperitet në Ballkan. Jam i kënaqur me guximin tuaj të jashtëzakonshëm për fillimin e normalizimit të raporteve ekonomike me Kosovën dhe mezi pres të shoh një rajon më të sigurt dhe më të fortë e më të zhvilluar”, thuhet në letrën e Trump-it drejtuar Vuçiq-it.

Duhet përkujtuar që i pranishëm me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen ishte kryeministri, Avdullah Hoti./Indeksonline/