75 Mall Live Search
21:14 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Reshitaj jep detaje se çfarë u diskutua në raportimin e Zemajt në Komisionin për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj tha se në takimin e sotëm ku i ftuar për raportim ishte ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj paraqiti shqetësimin e shumë punëtorëve teknik e shëndetësorë për mos-pagesën shtesë që iu premtua.

Reshitaj tha se këtë shqetësim e ngriti tek ministri Zemaj, nga i cili edhe kërkoi që të vlerësohet puna e të gjithëve dhe të mbështeten financiarisht, transmeton Indeksonline.

Reshitaj tha se çështja kryesore që u diskutua sot ishte strategjia vjeshtë-dimër dhe përgatitjet e duhura nga MSH dhe institucionet shëndetësorë me qëllim që Kosova të jetë e gatshme nëse ballafaqohet me një valë të dytë të COVID-19.

Postimi i plotë:

Në takimin e sotëm të komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kishim të ftuar për raportim Miinistrin e Shëndetësisë z. Armend Zemaj i cili ishte i shoqërur nga ushtruesi i drejtorit të SHSKUK-së z.Valbon Krasniqi, drejtori i IKSHPK-së z. Naser Ramadani dhe bashkëpuntorë të tjerë.

Ditëve të fundit kam pranuar shumë ankesa nga puntorët teknik shëndetësor të cilët ditë më parë kanë protestuar para Administratës Qendrore të SHSKUK-së për shkak të mos-pagesës shtesë që u është premtuar puntorëve të stafit mbështetës shëndetësor në këtë periudhë pandemie.

Këtë shqetësim e ngrita me ministrin Zemaj nga i cili kërkova që të vlerësohet puna e të gjithëve dhe të mbështeten financiarisht, posaqërisht ata të cilët janë në vijën e parë të frontit dhe të cilēt po bëjnë një punë të mrekullueshme me angazhim e përkushtim maksimal.

Çështja kryesore për të cilën diskutuam në takimin e sotëm ishte strategjia vjeshtë – dimër dhe përgaditjet e duhura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institucionet Shëndetësore me qëllim që Kosova të jetë e gatshme nëse do të ballafaqohet me një valë të dytë me Pandeminë Covid 19.

Ministrit Zemaj i kërkuam që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që para sezonës së dimrit dhe shfaqjes së gripit sezonal të vaksionohen qytetarët e vendit në veçanti ata me sëmundje kronike dhe të moshuarit.