Nis seanca plenare, për herë të 6-të hidhet në votim Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë parashihet të diskutohen pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 7,13,14 gusht dhe 17,18,21,25, e 28 shtator 2020.
Ndër pikat e shumta, të cilat kanë mbetur si të papërfunduara është votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së,transmeton Indeksonline.
Po ashtu për herë të gjashtë hidhet në votim Projektligji nr.07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19
Rendi i ditës
I. Pika e papërfunduar nga seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020:
1. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19,
- Votimi i Propozimrezolutës nga raportimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
- Votimi i Propozimrezolutës nga interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë të tjerë nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,
- Votimi në parim i projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë COVID-19.