75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Njohësi i çështjeve ekonomike: Është fatkeqësi ekonomike, nëse aprovohet Ligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Njohësi i çështjeve ekonomike, Lulzim Beqiri, e ka quajtur fatkeqësi ekonomike, nëse bëhet aprovimi i Ligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Ai përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook thotë se Qeveria do të duhej të hartojë politika zhvillimore dhe mjetet e Trustit të shfrytëzohen në dobi të rrijet ekonomike të përgjithshme dhe jo individuale.

Ky është postimi i plotë i tij:

Është fatkeqësi ekonomike nëse aprovohet ligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, kjo është edhe paaftësi strategjike e Qeverisë aktuale pretendimi se do ketë efekt përmirësues ekonomik tërheqja e mjeteve të Trustit, qeveria do të duhej të hartoj politika zhvillimore dhe mjetet e trustit të shfrytëzohen në dobi të rritjes ekonomike të përgjithshme jo individuale, pasi që përfitimi individual do të jetë shumë i vogël, e në anën tjetër dobia do të ishte shumë e madhe nëse ato mjete investohen në mirëqenie ekonomike duke ulë edhe efektin negativ në ekonomi nga pasojat e COVID 19.

Një qeveri e cila nuk ka strategji zhvillimore ekonomike në kohë krizash më e pakta që do të duhej të ishte të kërkonte falje publikut edhe të shkonte në shtëpi.

Qytetarët janë vetëdijesuar dhe efekti i talljes ma ta do ju kushton tmerrësisht në zgjedhje.