75 Mall Live Search
11:52 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Laura “e prishur” që po rrezikon jetën e qytetarëve në Fushë-Kosovë

Para një muaji është funksionalizuar laura në fshatin Grabovc të Fushë- Kosovës, e cila do të sinjalizonte se kur kalon treni e kur jo nëpër këtë fshat, raporton IndeksOnline.

Mirëpo siç tregojnë banorët e këtij fshati vetëm një javë ka funksionuar siç duhet dhe pastaj ka dalë jashtë funksionit, duke paraqitur kështu rrezik për veturat që kalojnë këndej pari.

IndeksOnline ju sjell pamje të një nate më parë kur treni kalon e laura nuk vendoset në vendin e saj, për t’u mundësuar lëvizje të sigurt automjeteve.