75 Mall Live Search
11:35 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Gazmend Bytyçi e quan frikacak Rexhep Selimin

Në seancën plenare, ku u votua Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, deputeti i PDK-së Gazmend Bytyçi e ka quajtur frikacak deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Sipas tij, ky i fundit është tërhequr në momentet e fundit nga ky projektligj, ani pse para fillimit të seancës së parë për votimin e këtij projektligji, kishte pasur dakordim.

“Deri kur jemi hyrë në seancë për herë të parë kur është votuar, të gjithë kemi pasur një konsensus dhe një dakordim se po, do ta votojmë. Prandaj është më shumë se sa frikë që dikush të tërhiqet në momentet e fundit. Në këtë rast është Rexhep Selimi”, ka deklaruar ai.