75 Mall Live Search
11:48 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Komisioneri Varhelyi: Kosova pagoi një çmim të lartë të pandemisë, iu sigurojë se BE-ja do të vazhdojë t’iu mbështesë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi është deklaruar sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.

Me këtë rast, komsioneri Varhelyi tha se për shkak të pandemisë së COVID-19 është shtyrë edhe vizita e tij në Kosovë dhe është dashur të pres deri më tani.

Ai tha se pandemia ka ndikuar tek të gjithë dhe se Kosova ka paguar një çmim të lartë.

“Iu siguroj se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në menaxhimin e kësaj krize dhe zvogëlimin e pasojave ekonomiko-sociale. BE veçse ka ofruar asistencë emergjente Kosovës dhe kam nderin t’iu tregojë se BE-ja ka paguar 100 milionë euro makro-financiare Kosovës në ditët e para të tetorit. Kjo mbështetje e treguar tregon se sa po i japim rëndësi vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian s’ka dyshim se e ardhmja e rajonit qëndron në BE-në. Është në interesin tonë që Ballkani të jetë më afër BE-së. Nga dita e parë kur ka filluar puna e këtij komisioni jemi duke punuar që të mbështesim Ballkani Perëndimor në tri fusha.Të fuqizojmë dhe rinovojmë procesin e zgjerimit përmes rishikimit të mitologjisë, kjo ka qenë e nevojshëm që ta bëjë politikën më kredibile për shtetet anëtarë dhe për rajonin”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Tutje ai tha se janë të fokusar në shpejtimin e efiçiencës për BE-në, që t’i mbështesin partnerët dhe tërë rajonin.

“Mbështetja e rimëkëmbjes ekonomike në tërë rajonin. Për një ekonomi të qëndrueshme që sa më shpejtë t’i bashkoheni BE-së”, shtoi ai./Indeksonline/