75 Mall Live Search
11:58 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kadriaj: BE-ja i ka hyrë në hak Kosovës, duhet t’i liberalizoni vizat

Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, sot po qëndron në Kosovë.

Ai tani është duke mbajtur fjalim në Kuvend para deputetëve të Kosovës, i cili edhe njëherë konfirmoi se Kosova ka përmbushir kriterët e liberalizimit të vizave.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka thënë se komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, prapë e konfirmoi se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

“E pakuptimtë deklarata e tij derisa ende spo mund t’i bindin disa vende që t’i lejohet popullit të Kosovës lëvizja e lirë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Sot në Kosovë po qëndron Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili prapë e konfirmoi se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

E pakuptimtë deklarata e tij, derisa ende spo mund t’i bindin disa vende që t’i lejohet popullit të Kosovës lëvizja e lirë.

Atëherë i nderuar, cila është fuqia e BE-së kur as vendet anëtare nuk ka fuqi t’i ketë nën menaxhim.

BE-ja i ka hyrë në hak Kosovës, e nëse dëshiron kthimin e besimit të popullit të Kosovës ndaj tyre, duhet t’i liberalizojë vizat!