Trumpi me një deklaratë befasuese: Covidi, bekim nga Zoti

Presidenti amerikan Donald Trump, thotë se ai ndihet shumë mirë pasi u prek nga Covidi, madje e ka cilësuar atë “si një bekim nga Zoti”.
Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë në më pak se një javë pasi rezultoi pozitiv.
Ai nuk kishte simptoma të Covidit dhe për më shumë se 24 orë dhe as temperaturë prej tre apo 4 ditësh, tha mjeku i tij Sean Conley.
Në një videomesazh Trumpi u tha amerikanëve se të gjithë duhet të kenë akses për trajtimin mjekësor që ai pati pa kosto ekstra.
Ai tha se kokteji eksperimental i antitrupave që iu dha javën e kaluar ishte një kurë e jo një masë terapeutike, duke shtuar se qindra mijëra doza ishin tani të gatshme. Por nga ana tjetër ilaçi Regenero nuk është miratuar nga rregullatorët federalë.